Skënderbeu testohet me Bylisin
Skënderbeu do të ketë kalendarin më të ngjeshur mes ekipeve të Superligës. Pjesëmrraja edhe në Europa League e shton punën që duhet të zhvillojë trajneri Mirel Josa. Ai në stërvitjen e sotme ka patur 8 lojtarë më pak dhe pa dy pjesëtarë të stafit, trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi dhe përgatitësin atletik Ilir Selimi.
Në axhendën e ekipit është shtuar edhe një miqësore me Bylsin që do të grumbullohet në Pogradec. Sfida do të luhet të premten dhe do t’i japë mundësinë Josës të shikojë ekipin pa disa titullarë.
Skënderbeu do të rinisë aktivitetin para skuadrave të tjera, pasi më 9 shtator do të luajë ndeshjen e prapambetur të javës së parë të Kategorisë Superiore.
Kupa e Shqipërisë 2015/2016 duhej të niste që javën e shkuar, me dy ndeshje paraeliminatore, por Naftëtari-Turbina dhe Tomori-Veleçiku nuk u luajtën fare, pasi skuadrat mike nuk denjuan të udhëtonin dhe për pasojë Naftëtari e Tomori janë kualifikuar pa luajtur.
Tashmë është hedhur edhe shorti i kupës deri në gjysmëfinale, duke i mbetur besnike skemës së vjetshme, ndërkohë që vetëm në gjysmëfinale shorti do të jetë i lirë.
Sfidat e turit të parë do të zhvillohet më 16 dhe 30 shtator dhe natyrisht emrat e mëdhenj të Superiores kanë një short të lehtë, me Skënderbeun që përballet me Tomorin, Tiranën me Erzenin, Partizanin me Korabin, Kukësin me Naftëtarin dhe Flamurtarin me Gramshin.
Edhe në turin e dytë nuk ka përballje të forta, por në çerek-finale nis “lufta”, sepse Partizani-Laci mund të luhet ne atë tur, ashtu si Flamurtari-Tirana.
E mërkurë, 02 Shtator 2015
Turi i Parë Eliminator (1/16)
Data 16.09.2015 deri me 30.09.2015
Grupi A Grupi B
Tomori-Skenderbeu (A1) Naftetari-Kukesi (B1)
Korabi-Partizani (A2) Erzeni-Tirana (B2)
Besa-Laci (A3) Gramshi-Flamurtari (B3)
Pogradeci-Vllaznia (A4) Ada-Teuta (B4)
Shkumbini-Apolonia (A5) Kamza-Elbasani (B5)
Dinamo-Bylis (A6) Burreli-Terbuni (B6)
Luftetari-Lushnja (A7) Kastrioti-Beslidhja (B7)
Sopoti-Butrinti (A8) Iliria- Adriatik Mamurrasi (B8)
-------------------------------xxxxx----------------------------------------xxxxx------------------------
Grupi I EURO 2016
Hysaj nuk ia del, në dyshim dhe Portugalia
Një lajm i keq vjen nga kampingu i kuqezinjve të Kombëtares në Trevizo, ku sot kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen e së premtes në Kopenhagen ndaj Danimarkës.
Mbrojtësi Elseid Hysaj, i dëmtuar gjatë ndeshjes Napoli-Sampdoria në Serinë A, edhe pse nën kujdesin e stafit mjekësor të Kombëtares për t’u rikuperuar, do të jetë mungesa e radhët për kuqezinjtë.
Hysaj, sot ka tentuar të vrapojë në fushë, por sërish ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe stafi mjekësor i Kombëtares, e ka ndaluar menjëherë futbollistin, në mënyrë të dëmtimi i tij të mos agravohet më tepër, raporton i dërguari i Supersportit, Alban Xhihani.
Madje dyshimet paraprake janë që mbrojtësi Elseid Hysaj, përveç ndeshjes ndaj Danimarkës, të mos jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e 7 shtatorit në “Elbasan Arena” ndaj Portugalisë.
Kështu, trajneri De Biazi, përveç mungesës së madhe të Mavrajt në qendër të mbrojtjes së Kombëtares, tani përballet edhe me humbjen e mbrojtësit të djathtë Hysaj, çka do ta detyrojnë të përzgjedhë në kushte të emergjencës, ku Xhemshiti tashmë mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si titullar në ndeshjen ndaj Danimarkës.
Portugezët tremben nga kuqezinjtë
Mesfushori i Portugalisë, Danilo Pereira, që pritet të luajë titullar me Portugalinë në miqësoren ndaj Francës dhe sfidën kualifikuese me Shqipërinë më 7 shtator në Elbasan Arena, ka thënë se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Shqipërisë.
Ylli i ri Portos, e parasheh shumë të vështirë përballjen me Shqipërinë në Elbasan Arena.
“Shqipëria është një kundërshtar i fort, i cili ka shanse të kualifikohet në finalet e Euro 2016. Presim një ndeshje të vështirë në Shqipëri. Dëshiroj të luaj në Kampionatin Evropian dhe do të punoj shumë për ta realizuar këtë objektiv, por më parë duhet të kalojmë me sukses sfidat që kemi”, ka deklaruar Pereira.
Grupi I EURO 2016
No.
Team
MP
W
D
L
P
1
Portugalia
5
4
0
1
12
2
Danimarka
5
3
1
1
10
3
Shqipëria
4
3
1
0
10
4
Armenia
5
0
1
4
1
5
Serbia
5
0
1
4
-2
kategoria supeiorre
MATCHES
Fri | 21/08/15 | Partizani Tirana | 1 - 1 | Laçi | ||
Sat | 22/08/15 | Flamurtari Vlorë | 0 - 1 | Teuta Durrës | ||
Sun | 23/08/15 | Kukësi | 2 - 0 | Bylis Ballsh | ||
Tërbuni Pukë | 1 - 2 | Tirana | ||||
Fri | 28/08/15 | Partizani Tirana | 2 - 1 | Flamurtari Vlorë | ||
Sat | 29/08/15 | Laçi | 1 - 1 | Tirana | ||
Skënderbeu Korçë | 1 - 0 | Kukësi | ||||
Teuta Durrës | 2 - 0 | Vllaznia Shkodër | ||||
Sun | 30/08/15 | Bylis Ballsh | 0 - 2 | Tërbuni Pukë | ||
Wed | 09/09/15 | Vllaznia Shkodër | 12 : 00 | Skënderbeu Korçë | Odds |
PLAYERS
Player | Team | |||
---|---|---|---|---|
X. Sukaj | Partizani | 2 | 1 | 1 |
J. Adeniyi | Laçi | 1 | 0 | 1 |
E. Çela | Laçi | 1 | 0 | 1 |
S. Danaj | Tërbuni | 1 | 0 | 1 |
Erick Flores | Kukësi | 1 | 0 | 0 |
M. Fukui | Tirana | 1 | 0 | 0 |
E. Hoxha | Teuta | 1 | 0 | 1 |
V. Hristov | Skënderbeu | 1 | 0 | 1 |
E. Karabeci | Tirana | 1 | 0 | 1 |
G. Lika | Tirana | 1 | 0 | 1 |
Mateus | Kukësi | 1 | 0 | 1 |
A. Magani | Teuta | 1 | 0 | 0 |
E. Malindi | Tërbuni | 1 | 0 | 1 |
M. Mihani | Teuta | 1 | 0 | 1 |
M. Sulmataj | Tërbuni | 1 | 0 | 0 |
Nenhum comentário:
Postar um comentário